Bie për 30 milionë euro importi i mallrave të Serbisë

  • 17 December 2018 - 11:53
Bie për 30 milionë euro importi i mallrave të Serbisë

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq ka thënë se nga 21 nëntori deri më 11 dhjetor në Kosovë kanë hyrë shumë pak mallra nga Serbia.

Sipas tij, 30 milionë euro mallra më pak arritën të futen në Kosovë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Dëmi më i madh është nëse kjo vazhdon dhe nëse ata insistojnë në tarifa shtesë, kjo praktikisht do të thotë tregti e pezulluar plotësisht në përjashtim të markave ndërkombëtare”, ka thënë Ljajiq.

Ndryshe Kosova në muajin nëntor vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës, gjë kjo që ndikoi në reagime të shumta nga ana e serbëve dhe ndërkombëtarëve.

 

(Kosova Sot)