Paralajmërimi për Ushtrinë: Të çlirohemi nga trinomi Thaçi-Haradinaj-Veseli

  • 17 December 2018 - 12:42
Paralajmërimi për Ushtrinë: Të çlirohemi nga trinomi Thaçi-Haradinaj-Veseli

Kelmendi: Fillimisht të çlirohemi nga trinomi Thaçi-Haradinaj-Veseli

Analisti politik Jeton Kelmendi, për gazetën " Kosova Sot", thotë se Kosova tashmë edhe zyrtarisht e ka formuar ushtrinë e saj, por se sa do të jetë kjo ushtri funksionale e tëra do të varet nga vullneti i qytetarëve tanë se sa janë ata të gatshëm për t'u çliruar nga bandat mafioze që janë në krye të qeverisë dhe të institucioneve më të larta të shtetit.

Image
Jeton Kelmendi

Kelmendi mendon se nëse ne duhet të vazhdojmë me këto figura të errëta , trinomi Thaçi-Haradinaj-Veseli ne nuk do të bëjmë kurrë një ushtri, por do të kemi edhe një institucion të dështuar, si shumë institucione të tjera.

"Pra, duhet që t'i largojmë kokat e inkriminuara që janë në krye të institucioneve të shtetit e pastaj duhet që të krijojmë një institucion të pastër që të rekrutojmë njerëz të pastër, që janë ushtarakë dhe njerëz profesionistë dhe së pari të çlirohemi nga brenda dhe vetëm më pastaj mundemi që ta kemi një shtet normal", është shprehur ai.

Përndryshe, sipas Kelmendit, po u vazhdua me avazin e vjetër, harroje funksionalitetin e Kosovës dhe të gjitha zhvillimet pozitive.

Lexo edhe këtë: Republika të çlirohet nga mafio-oligarkët që izoluan shtetin

(Kosova Sot)