Hoteli anglez i anulon rezervimet e organizatave bamirëse për të pastrehët

  • 17 December 2018 - 12:58
Hoteli anglez i anulon rezervimet e organizatave bamirëse për të pastrehët

Një organizatë bamirëse ka thënë se është thellësisht e shqetësuar për mirëqenien e popullatës së pastrehë në qytetin Hull pasi një hotel i anuloi pa paralajmërin rezervimet e dhomave për të pastrehët, të cilat ishin bërë për t’iu ofruar ngrohtësi atyre gjatë festave.

Organizata “Raise the Roof Homeless Project” deklaroi se hoteli “Royal” i ka anuluar rezervimet e tyre për 14 dhoma për dy persona, pa dhënë ndonjë arsye për këtë anulim. Ata thanë se janë thellësisht të dëshpëruar dhe të zemëruar me vendimin e marrë nga hoteli.

Organizatori i fushatës së strehimit të të pastrehëve për festa, Carl Simpson, tha se ishin rezervuar dhoma për 28 të pastrehë në hotelin që ndodhet në qendër të qytetit por hoteli i njoftoi për anulimin e rezervimeve vetëm një javë para Krishtlindjeve. Ai tha se po e pret një sqarim nga hoteli sepse ai iu ka treguar qartë se dhomat janë për të pastrehët.

“Na kanë lënë në një pozitë shumë të vështirë. Ne tashmë ju kemi treguar të pastrehëve dhe ata janë gëzuar. Tash jemi të detyruar t’iu themi se kjo gjë nuk do të bëhet. Krishtlindjet janë pjesa më e ndjeshme e vitit për të pastrehët. E keni parë se edhe vetëvrasjet rriten gjatë kësaj kohe”, tha ai, shkruan “Independent”.

 

(Kosova Sot)