Simiq: Draft-dokumenti për marrëveshjen gjithëpërfshirëse denigron popullin serb

  • 17 December 2018 - 13:03
Simiq: Draft-dokumenti për marrëveshjen gjithëpërfshirëse denigron popullin serb

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se ka parë draft-propozim për një marrëveshje me Beogradin, të cilën Ramush Haradinaj tashmë ia ka paraqitur ambasadorëve të Quint në Prishtinë dhe vlerësoi se ishte një dokument që ‘denigron dialogun dhe popullin serb”.

“Ju besoni, jo se kjo është një listë e dëshirave të shqiptarëve të Kosovës, është një listë e dëshirave që duan të poshtërojnë popullin serb dhe shtetin e Serbisë, por gjithashtu të ‘skllavërojë’ popullatën serbe në këtë rajon”, tha Simiq për TV Pink.

Ai gjithashtu thotë se në pjesën më të madhe të këtij propozimi, serbëve iu ofrohet më pak se sa kanë sot.

Ndryshe, në një takim me ambasadorët e Quintit, Haradinaj tha se ishte një projekt dokument që ofron mbështetje për procesin e dialogut ekzistues, por gjithashtu paraqet aspekte të caktuara që ndikojnë në përshpejtimin e këtij procesi.

Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj shkruante se dokumenti i ishte dorëzuar të gjitha institucioneve dhe përfaqësuesve të të gjitha subjekteve politike dhe se në ditët dhe javët e ardhshme do të diskutonin këtë draft dokument me të gjitha partitë.

Siç tha ai, ky dokument do të diskutohet me të gjitha palët në shoqërinë kosovare për të arritur një dokument përfundimtar që do të përfshijë ekspertizën e të gjithëve.

 

(Kosova Sot)