Nesër vendoset për masën e sigurisë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

  • 17 December 2018 - 13:20
Nesër vendoset për masën e sigurisë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Vendimi për masën e sigurisë ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanovicit do të merret nesër nga Gjykata Themelore e Prishtinës. 

Kështu ka vendosur trupi gjykues në seancën dëgjimore që është zhvilluar të hënën, në Prishtinë

Seanca ka qenë e mbyllur për media. 

Tre të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit. Ndaj tyre Prokuroria Speciale përsëri para Gjykatës në Prishtinë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Kjo masë, atyre u ishte caktuar muajin e kaluar, në kohëzgjatje prej 30 ditëve, mirëpo Gjykata e Apelit duke vepruar sipas ankesave të mbrojtësve ka kërkuar që Themelorja ta rishqyrtojë edhe një herë kërkesën e Prokurorisë.

Muajin e kaluar, Policia e Kosovës në një aksion në veri të Mitrovicës kishte arrestuar tre persona nën dyshimet se janë të përfshirë në vrasjen e ish-politikanit serb në Kosovë, vrasje e cila kishte ndodhur në janar të këtij viti.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, është i dyshuar edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili është në kërkim. 

(Kosova Sot)