"Serbia nuk ka qenë e obliguar ta arrestojë Gruevskin"

  • 17 December 2018 - 14:46

Zëvendësministri i Drejtësisë i Maqedonisë Oliver Ristovski vlerësoi se Serbia nuk ka qenë e obliguar ta ndalojë apo ta arrestojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ristovski e arsyetoi këtë me faktin se për Gruevskin gjatë asaj kohe nuk ka pasur fletarrest ndërkombëtar.

Ai tha se asnjë përfaqësues nga Qeveria e Maqedonisë nuk drejtoi kritika për Serbinë, as që kërkoi shpjegime.

“Asnjë shtet fqinj nga ka kaluar Gruevski nuk ka qenë i obliguar ta arrestojë atë për vepra që janë bërë në Maqedoni", deklaroi Ristovski për gazetën “Politika” të Beogradit.

 

(Kosova Sot)