Haziri: Shpend Ahmeti më shumë do t'i kontribuojë avancimit të Serbisë sesa Kosovës

  • 17 December 2018 - 15:15
Haziri: Shpend Ahmeti më shumë do t'i kontribuojë avancimit të Serbisë sesa Kosovës

Analisti politik Arsim Haziri vlerëson se largimi i tyre prej 'Vetëvendosjes' gradualisht prodhoi tjetër kuptim, pra atë materializmit dhe egocentrizmit!

"Dikur brenda 'VETËVENDOSJES' thirreshin në parime dhe elemente shtetërore në këtë çështje-negocimin me Serbinë, ndërsa tash të njëjtit, mirëpo në subjekt tjetër, janë ata që kryesojnë procesin e dëmshëm. Përfshirja e PSD-së në proces komunikimi me Serbinë hegjemonike arrin t'ia zgjatë kësaj qeverisje jetën politike.

Shpend Ahmeti, me aktivizimin në negociata, më shumë do t'i kontribuojë avancimit të Serbisë sesa Kosovës, ngase është Serbia ajo e cila nuk është bërë e ndërgjegjshme falë një përpjekje të drejtë shtetërore", është shprehur ai. 

 

Lexo edhe këtë: Shpend Jahti me mandate të vjedhura u bë patericë e Hashim Thaçit

 

(Kosova Sot)