Guraziu: Pastrim rrënjësor të të korruptuarve

  • 17 December 2018 - 15:20
Guraziu: Pastrim rrënjësor të të korruptuarve

Analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot" thotë se pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës shteti duhet çliruar nga banditët që e kanë kapur shtetin.

"Kjo duhet të ndodhë që Kosova të mos lihet në duart e mafiozëve dhe bandave udhëheqëse në krye të shtetit,ngase ka ardhur për ta çliruar Republikën njëherë e përgjithmonë. Natyrisht qytetarët dëshirojnë dhe janë kureshtarë që pas themelimit të ushtrisë Kosova duhet hapur perspektivën evropiane dhe euroatlantike për vendin dhe qytetarët e izoluar, sepse pa e pastruar shtetin nga politikanët banditë është vështirë të shohim perspektivë të qartë evropiane", është shprehur ai.

Sipas Guraziut, tani është koha që të dëshmojmë vullnet të vërtetë për përparim dhe nuk duhet të rrimë e të presim se kush do të jetë i ftuari i radhës në Hagë, por të marrim fatin e shtetit në duart tona, për ta çliruar Republikën nga banditët që kanë kapur shtetin.

Sepse tani kemi ushtrinë më të re botërore të shtetit tonë, pra Kosovës, që kur e shpallem pavarësinë e shtetit më të ri në botë, më 17 shkurt të 2008, udhëhoqën mafiozët dhe bandat ishin dhe janë që 10 vite në krye të shtetit dhe kjo është arsyeja edhe izolimi i qytetarëve të Kosovës, pa ditë të bardha asnjëherë", është shprehur analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot".

 

Lexo edhe këtë: Republika të çlirohet nga mafio-oligarkët që izoluan shtetin

 

(Kosova Sot)