Edhe një komunë ndalon përdorimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike

  • 17 December 2018 - 15:26
Edhe një komunë ndalon përdorimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike

Komuna e Klinës ka lëshuar vendim për ndalimin e përdorimit dhe shitjes së paautorizuar të mjeteve piroteknike.

Sipas vendimit të komunës ndalohet ndezja e mjeteve piroteknike në hapësirat publike ndërsa lejohet ndezja e tyre vetëm me 24.12.2018 nga ora 19:00 deri në 00:00 dhe me datën 31 nga ora 23:00 deri në 00:30 në mënyrë të organizuar.

Për personat, të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë ndalesë do të ndërmerren masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi.

Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të tij nga ana e komunës.

 

(Kosova Sot)