“Shpendi e Dardani në prehrin e Hashim Thaçit, ndihmesë në ndarjen e Kosovës”

  • 17 December 2018 - 15:32
“Shpendi e Dardani në prehrin e Hashim Thaçit, ndihmesë në ndarjen e Kosovës”

Aliu: Shpendi e Dardani ranë në prehrin e Hashim Thaçit

Lidhur me miratimin e rezolutën për dialogun me Serbinë nga Kuvendi i Kosovës, për gazetën Kosova Sot ka folur analisti Bislim Aliu.

"Në seancën e së shtunës,që u miratua rezoluta për bisedime me Serbinë,me votat e PSD-së,Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu fluturuan prej gëzimit, meqë ranë direkt në prehrin e Hashim Thaçit. Dhe, për këtë,Shpend Ahmeti dhe klika e tij u shitën, duke u bërë pjesë e grupit të Hashim Thaçit për ta ndarë Kosovën. Ndaj, Shpend Ahmeti e legjitimoi Hashim Thaçin në tentativën e tij, për ta ndarë Kosovën me Serbinë,duke u bërë asistentë e lojtarë të presidentit. Deputetët e PSD-së,të dalë nga VV-ja,3 vite më parë, ishin ndër më të zëshmit kundër dialogut të ish-qeverisë 'Mustafa', ndërkaq të njëjtit, këtë të shtunë që lamë pas, pas pazareve me PDK-në dhe AAK-në e NISMA-n, e kurorëzuan koalicionin e tyre, duke u bërë pjesë e ekipit dialogues, por edhe bashkëkryesues Shpend Ahmetin”, ka thënë Aliu.

Image
Bislim Aliu

 

Sipas tij, kjo tregon se Shpend Ahmeti është një karrierist i ndyrë.

“Dhe,me këtë tregoi sheshazi se Shpend Ahmeti është një karrierist i ndyrë, i cili dështoi tërësisht si kryetar i Prishtinës dhe në vend se të bëjë diçka të mirë për qytetarët Prishtinës,ai bëri pazare dhe u bë me mafio-oligarkët dhe oligarkët e politikës, për t'u bërë pjesë e ekipit dialogues,i cili ekip në krye me Hashim Thaçin e ka vetëm një qëllim,që t'ia lehtësojë Thaçit detyrën e tij,prej kuislingu, për ndarjen e Kosovës", përfundoi analisti Bislim Aliu për gazetën "Kosova Sot"

(Kosova Sot)