Pacolli zbulon detaje nga takimi në Bruksel, tregon çfarë kërkoi nga BE

  • 17 December 2018 - 16:03
Pacolli zbulon detaje nga takimi në Bruksel, tregon çfarë kërkoi nga BE

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook, ka zbuluar detaje nga takimi i mbajtur në Bruksel.

Ai ka shkruar se ka kërkuar nga BE penalizim për Serbinë, shkruan Kosova Sot.

“Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kunder Republilës së Kosovës. Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektêsi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm”, shkruan Pacolli.

(Kosova Sot)