Ja cilat ishin kërkesat e Haradinajt që zyrtarët e BE-së u bën nervoz

  • 17 December 2018 - 17:06
Ja cilat ishin kërkesat e Haradinajt që zyrtarët e BE-së u bën nervoz

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një përplasje të ashpër me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin.

Haradinaj ka insistuar që nuk do ta heqë taksen 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina edhe pas presionit të BE-së.

IO ka kontaktuar me zyrtarë brenda takimit të cilët kanë thënë se Haradinaj ishte pro vendosjes së taksës dhe pro Amerikës që të përfshihet në dialog, mirëpo si duket kjo iu ka penguar shumë zyrtarëve të BE-së.

Sipas burimeve, Haradinaj i kishte kritikuar ashpër zyrtarët e BE-së edhe për vonesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 

Një konferencë për media ishte paralajmëruar të mbahej mes Haradinajt dhe Mogerinit, mirëpo kjo e fundit e kishte anuluar atë pas tensionimit të situatës.

(Kosova Sot)