Britani: Shpallet e pafajshme nëna që e mbyti në ujë dhe e dogji vajzën 4-vjeçare

  • 17 December 2018 - 17:52
Britani: Shpallet e pafajshme nëna që e mbyti në ujë dhe e dogji vajzën 4-vjeçare

Një nënë 38-vjeçare në Britani të Madhe është shpallur e pafajshme pasi e kishte mbytur në ujë dhe e kishte djegur trupin e vajzës së vet 4-vjeçare. Gjykata e arsyetoi vendimin duke thënë se ajo vuan nga çmenduria. Carly Harris e vrau të bijën e saj në shtëpinë e vet në Uellsin Jugor në qershor të këtij viti.

Ajo e kishte mohuar vrasjen dhe iu kishte thënë mjekëve se ajo ishte një engjëll i zgjedhur nga Zoti, prandaj i duhej ta vërtetonte besimin e saj duke e sakrifikuar vajzën e vogël. Gjykata deklaroi se e dyshuara vuan nga skizofrenia që nga viti 2014 kur ishte përballur me një infeksion të traktit urinar.

Një psikiatër tha se gruaja duket që ka përjetuar iluzione paranormale dhe religjioze dhe se besonte që vrasja e vajzës së saj do ta shpëtonte botën dhe se po testohej nga Zoti, i cili do t’ia kthente vajzën më vonë. Sidoqoftë, gjykata nuk e la të lirë gruan. Për të u lëshua urdhri për mbikëqyrje spitalore pa kufizim kohor, shkruan “Daily Mail”.

 

(Kosova Sot)