Haziri: S’kemi nevojë të sillemi me inate karshi BE’së

  • 17 December 2018 - 18:57
Haziri: S’kemi nevojë të sillemi me inate karshi BE’së

Sot është anuluar konferenca midis delegacionit kosovar të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, pas një përplasje të ashpër mes Haradinajt dhe Mogherinit.

Lidhur me këtë nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë që nuk ka qenë nevoja të anulohet kjo mbledhje pasi është hera e dytë që po ndodh kjo gjë e cila mund të sjell pasoja për Kosovën.

“Kjo paraqitje e sotshme është popullizëm për konsum të brendshëm politik, që dikujt mund t’i pëlqejë në Kosovë, por tregon për marrëdhënie jo të mira midis BE’së dhe Qeverisë Haradinaj që po i anulohet konferencat e përbashkëta”, tha Haziri.

“Nuk kemi nevojë të sillemi me inat për shkak të padrejtësisë për liberalizimin e vizave karshi BE’së pasi ne inatin e kemi me Serbinë”.

“Na duhet një raport aktiv i bashkëpunimit pasi ata janë partnerët më të mëdhenj, dhe sot ka qenë dita për t’i diskutuar rezultatet dhe të nënvizohen të gjitha çështjet por në radhë të parë është dashur të shikohet interesi i Kosovës”.

“Agonia e vizave do të vazhdojë pasi jemi prag të zgjedhjeve parlamentare që priten të ndodhin në BE-së ku pritet që të vijnë struktura të reja në BE por Evropa reagon në parime të tilla, dhe reagon më ngadalë është më burokratike se SHBA’ja që pasi ata janë më pragmatikë”.

 

(Kosova Sot)