Grapci: Haradinaj po e rritë në mënyrë enorme numrin e të punësuarve

  • 17 December 2018 - 19:05
Grapci: Haradinaj po e rritë në mënyrë enorme numrin e të punësuarve

Analisti Dardan Grapci për gazetën "Kosova Sot" thotë se as kjo qeveri nuk ka dallim nga qeveritë paraardhëse që ishin në pushtet pas luftës , sepse edhe z. Ramush Haradinaj që kur erdhi në pushtet, që nga dita e parë e punës, e ka ngarkuar së tepërmi buxhetin e Kosovës, duke bërë mbipunësime, qoftë atë që e ka bërë në kabineti i tij, qoftë nëpër institucionet publike."Me një fjalë edhe z. Haradinaj e ka vazhduar traditën e qeverive të pasluftës, që kanë ardhur në pushtet në Kosovë, ngase edhe qeveria e tij po e rrit në mënyrë enorme numrin e të punësuarve në mënyrë militanteske dhe klienteliste e nepotiste. Mendoj se e keqja më e madhe e kësaj qeverie është se kabineti 'Haradinaj' është kampion me rritjen e shpenzimeve të luksit, edhe që po i zhyt qytetarët e Kosovës në borxhe të reja dhe në të njëjtën kohë po rritet edhe borxhi publik i Kosovës", është shprehur Grapci.

 

(Kosova Sot)