Merr fund makthi i trafikut në Tiranë, largohen studentët

  • 17 December 2018 - 19:28
Merr fund makthi i trafikut në Tiranë, largohen studentët

Pas më shumë se dy orë bllokim, është liruar qarkullimi tek “Zogu i Zi”.

Studentët që kishin bllokuar qarkullimin e mjeteve, janë larguar prej aty dhe janë drejtuar drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën.

Protesta e stome është mbështetur edhe nga qytetarët. Studentët protestojnë prej 13 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë.

Studentët refuzojnë të hyjnë në bisedime me kryeministrin Rama. Nga ana e tij, kreu i qeverisë pavarësisht se thotë se i pranon kërkesat, kërkon dialog me studentët.

 

(Kosova Sot)