Greva 24 orëshe, çfarë rritje pagash po i kërkojnë mjekët Qeverisë Haradinaj?

  • 17 December 2018 - 19:52
Greva 24 orëshe, çfarë rritje pagash po i kërkojnë mjekët Qeverisë Haradinaj?

Nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm punëtorët e sistemit shëndetësor në vend janë në grevë të përgjithshme. Deri nesër po në orën 07:00 ata do e vazhdojnë grevën derisa kanë 2 kërkesa për qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Ata po kërkojnë rritje pagash prej 100 për qind dhe respektim të kontratës kolektive sektoriale.

Ndërkohë sipas Organizatës Sindikaliste të QKUK’së në rast të mos përmbushje së këtyre kërkesave do të ketë mundësi edhe për masa më radikale.

Image

 

(Kosova Sot)