Abrashi në pritje, Gjykata Kushtetuese vonon përgjigjen

  • 17 December 2018 - 20:33
Abrashi në pritje, Gjykata Kushtetuese vonon përgjigjen

Ish-kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi, ende nuk ka marrë nga Gjykata Kushtetuese përgjigje në lidhje me kërkesën e tij

Ka 8 muaj që Arban Abrashi është duke pritur një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, pretendon se atij është shkelur e drejta në këtë garë zgjedhore. 

Për më shumë deputeti i Kuvendit, kishte kërkuar nga Kushtetuesja të hedh poshtë vendimin e Gjykatës Supreme, e cila sipas Abrashit nuk e kishte kryer punën si duhet.

“Unë personalisht nuk jam deklaruar për këtë çështje, sepse kam dashur të ruaj integritetin të Gjykatës Kushtetuese, por edhe drejtësisë”, tha Abrashi.

Abrashi thotë se nuk dëshiron të besojë se Gjykata Kushtetuese, është e ndikuar politikisht.

(Kosova Sot)