Molliqaj: Nëse në bisedime vjen Vuçiq, s’mund ta ndalojmë Thaçin

  • 17 December 2018 - 21:18
Molliqaj: Nëse në bisedime vjen Vuçiq, s’mund ta ndalojmë Thaçin

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për rezolutën dhe projektligjin e propozuar nga partia e tij për dialogun përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.

Molliqaj ka thënë se pa lejen e Ekipit Negociator, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, s’mund të bisedojë me Serbinë.

Megjithatë, Molliqaj ka thënë se nëse në bisedime vjen presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentit Thaçi, si homolog i tij, s’mund t’i ndalohet pjesëmarrja.

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar se PSD do të tërhiqej nga dialogu, nëse Thaçi do të bisedonte me Serbinë pa leje.

“Nëse presidenti Thaçi ka takim në kuadër të procesit të dialogut... pa dakordimin e delegacionit, PSD’ja nuk do të jetë pjesë e dialogut”, është shprehur ai. 

 

(Kosova Sot)