Përballja me Vuçiqin në OKB, profesori i Parisit zbulon dy gjërat tragjike që i tha Thaçi

  • 18 December 2018 - 11:06
 Përballja me Vuçiqin në OKB, profesori i Parisit zbulon dy gjërat tragjike që i tha Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përballur mbrëmë në Këshillin e Sigurimit më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

E këtë përballje e ka komentuar Nezir Kraki, profesor në Universitetin e Parisit.

Sipas tij, në fund të fjalimit të tij Thaçi i tha edhe dy gjera që ende nuk dihen mirë nga opinioni dhe që sipas tij janë tragjike.

“1. Jemi gati për vendime të dhimbshme me të cilat Serbia e Kosova do dalin fituese/të kënaqura. 2. Në javet dhe muajt e ardhsëm presim marrëveshje përfundimtare, ligjerisht të obligueshme në mes Serbisë dhe Kosovës me njohje të ndërsjelltë dhe pa shkëmbim të popullsisë”, shkruan Kraki, përcjellë Kosova Sot.

Ky është postimi i plotë:

Kur lajmi i zi mbështillet me emocion

Nuk dua të dal pesimist por kur analizoj diçka e bëj pa emocione.

E shikova me shumë vemendje fjlimin e presidentit Thaqi në OKB sepse e kam defekt profesional kërkimin e informacionit nga burimi i parë. Thënë ndryshe, nuk flas me të dëgjume dhe as nuk prekem nga montazhet e fotove folkrorike.

Hashim Thaqi foli mirë por tha gjëra që të gjithë i dimë. Tha gjëra që e prekin emocionalisht çdo shqiptar të Kosovës por këto gjëra është dashur të thuhen në çdo takim, në çdo rast nga vitit 1999 deri sot. 
Nuk është ndonjë zbulim i madh t'i thuhet presidentit serb se Serbia ka bërë krime dhe vazhdon ta shantazhoj Kosovën. Eshte sikur të thuhet se java i ka 7 ditë.

Megjithatë, në fund të fjalimit të tij Thaqi i tha edhe dy gjera që ende nuk dihen mirë nga opinioni dhe që mua më duken tragjike. Ai tha:

1. Jemi gati për vendime të dhimbshme me të cilat Serbia e Kosova do dalin fituese/të kënaqura.

2. Në javet dhe muajt e ardhsëm presim marrëveshje përfundimtare, ligjerisht të obligueshme në mes Serbisë dhe Kosovës me njohje të ndërsjelltë dhe pa shkëmbim të popullsisë.

Pjesët "marrëveshje pa shkëmbim të popullsisë" dhe "vendime të dhimbshme" janë boshti i fjalimit 19 minutësh.

A do të thotë kjo që ekipi negociues me legjitimitet të trafikuar do ta ketë tash si platformë pikërisht këtë qasje?
A e konfirmon kjo tezën se PSD e Kaqushës u bë thjesht pjesë e strategjisë ekzistuese të H. Thaqit dhe se ai ekip fantomë nuk do ketë ASNJE peshë në këtë proces edhe ashtu të ndërtuar tinëz?

Përgjigjet janë PO në të dyja pyetjet dhe kjo është drama e vërtetë, jo fjalimet lotmbledhëse të atyre që e asfiksojnë popullin qe 20 vite.

(Kosova Sot)