Kontabanduan 13 krerë bagëti nga Serbia, ndalohen dy persona

  • 18 December 2018 - 11:51
Kontabanduan 13 krerë bagëti nga Serbia, ndalohen dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy persona që dyshohet të kenë kontrabanduar 13 krerë gjedhe pa dokumentacion, nga Serbia në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, ku dy të dyshuarit kanë kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës 13 krerë gjedhe, pa dokumentacion valid.

Kafshët janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës për procedim të mëtejmë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)