Komuna e Prishtinës shpërndan dru për skamnorët

  • 18 December 2018 - 11:53
Komuna e Prishtinës shpërndan dru për skamnorët

Komuna e Prishtinës ka nisur shpërndarjen e druve për familjet në nevojë.

Kryetari i kësaj Komune, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se 86 familje do të marrin dru.

“Sot ka filluar shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë. Gjatë javëve të kaluara nga pastrimi fito-sanitar i Gërmisë janë grumbulluar mbi 250 metra drunj të cilat po i shpërndajmë për 86 familje. Falënderojmë punëtorët e Hortikulturës për punën në këtë ditë me borë”, ka shkruar Ahmeti.

Në këto ditë dimri kur temperaturat janë të ulëta, shumë familje skamnore në Kosovë  vuajnë për gjëra elementare, ndaj dhe një ndihmesë e vogël është e mirëseardhur.

(Kosova Sot)