Gjendet një pistoletë me fishekë në QKUK

  • 18 December 2018 - 12:22
Gjendet një pistoletë me fishekë në QKUK

Një pistoletë është gjetur në një shportë të një spitali në Prishtinë.

Një grua ka raportuar dje në polici se gjatë pastrimit të një spitali, në një shportë ka gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë.

Policia ka njoftuar se pistoleta e gjetur në shportën e spitalit është konfiskuar.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.

(Kosova Sot)