Hertica thotë se: Klasa politike të largohet nga pushteti

  • 18 December 2018 - 12:41
Hertica thotë se: Klasa politike të largohet nga pushteti

"Ne nuk duhet të shpresojmë në ndonjë rreze drite në fund ku ndodhemi tashmë. Tashmë të gjithë e kemi të qartë, kemi në krye një klasë politike krejtësisht të degraduar dhe pa asnjë mundësi shërimi. E vetmja zgjidhje është largimi i saj. Te ne, gjithçka është pushtuar nga korrupsioni dhe degradimi, duke shfrytëzuar flamurin e antikorrupsionit. Është ky lloj pushteti që ka mundur të mbushë sistemin e drejtësisë me kukulla të pista, që ua garantojnë vjedhjet dhe abuzimet", u shpreh Ali Hertica për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)