Stefanovic: Pa përfshirjen e Serbisë në dialog, nuk ka zgjidhje për Kosovën

  • 18 December 2018 - 13:02
Stefanovic: Pa përfshirjen e Serbisë në dialog, nuk ka zgjidhje për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanovic, ka thënë se pa përfshirjen e institucioneve të Serbisë, nuk mund të gjendet ndonjë zgjidhje për çështjen e Republikës së Kosovës.

“Pas një involvim serioz të institucioneve të Serbisë, nuk do të ketë një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, këtë e kuptojnë mirë të gjithë sot”, ka thënë Stefanovic për Tv Prva.

Ai ka folur edhe për sesionin e mbajtur në Kombet e Bashkuara ku u diskutuar për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij ai sesion ishte një ‘fitore diplomatike’ për Serbinë, pasi të gjithë patën mundësinë të dëgjonin të gjitha argumentet.

“Është mirë të shohësh se si të gjithë thonë që pa pjesëmarrjen e Serbisë, nuk do të ketë zgjidhje për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera ministri serb.

Në sesionin e djeshëm të Kombeve të Bashkuara, shtetet aleate të Kosovës, kanë përkrahur fuqishëm të drejtën e Republikës së Kosovës për ta pasur ushtri.

SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe kanë dalë në krah të Kosovës.

Vendet të cilat kanë qenë në krah të Serbisë gjatë sesionit, ishin kryesisht vende të cilat udhëhiqen nga regjime totalitare dhe që kanë mungesë të theksuar të demokracisë.

 

(Kosova Sot)