Aliu: Serbia ta njohë Kosovën

  • 18 December 2018 - 13:30
Aliu: Serbia ta njohë Kosovën

Bislim Aliu konstaton se pa asnjë mëdyshje oferta e shefes për diplomacinë evropiane, Frederica Mogherini, është çdo gjë tjetër përpos ofertë, ku ajo kërkoi suspendimin e taksës 100%, në mënyrë që si kundërshpërblim BE-ja të avancojë Kosovën nga UNMIK në Kosovo* dhe kjo është shpërfaqje diskriminuese që vjen si pasojë e vetë klasës së papërgjegjshme, që deri më tani ka qeverisur vendin.

"Kjo klasë politike tërësisht e inkriminuar e ka degraduar Prishtinën zyrtare në Bruksel, saqë ajo na bën hesap si të padijshëm, përderisa lejojnë që politikanë të inkriminuar të na udhëheqin shtetin.

Përderisa në pushtet t'i kemi këta politikanë të inkriminuar, asnjë shtet në botë nuk do të na marrë seriozisht. Andaj, për këtë përgjegjësinë nuk mund tua lëmë vetëm zyrtarëve të BE-së, sepse së pari llogari duhet të kërkojmë më tepër nga të zgjedhurit tanë, që vazhdimisht tallen me popullin.

Mendoj se kurrsesi nuk duhet lejuar që të hiqet taksa 100% pa e njohur Serbia Kosovën dhe pa i paguar të gjitha dëmet e luftës", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot".

Lexo edhe këtë: Oferta e shefes së BE-së për taksën, injorim për aspiratat evropiane

 

(Kosova Sot)