Serwer: Problemet në Ballkan zgjidhen me diplomaci, nuk nevojitet ndërhyrje shumë e madhe e SHBA-së

  • 18 December 2018 - 13:49
Serwer: Problemet në Ballkan zgjidhen me diplomaci, nuk nevojitet ndërhyrje shumë e madhe e SHBA-së

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, thotë se për zgjidhjen e problemeve në Ballkan nuk nevojitet ndërhyrje shumë e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij problemet me të cilat përballet specifikisht Ballkani Perëndimor, mund të zgjidhen nëpërmjet diplomacisë.

Megjithatë Serwer ka drejtuar kritika ndaj presidentit të SHB-së, Donald Trump, i cili i ka hapur derën diskutimeve për shkëmbime të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan N1.

Teksa ka prezantuar librin e tij “nga lufta në paqe në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë”, ai ka thënë  se diskutimi për shkëmbim të territoreve mund të sjell vetëm destabilizim të situatës.

Sipas tij ideja e demarkimit të kufirit Kosovë-Serbi nuk është e keqe, pasi tregon që Beogradi nuk pretendon që të ndëryjë përsëri për të pushtuar Kosovën.

(Kosova Sot)