Zgjidhja Kosovë-Serbi, ky është propozimi nga Daniel Serwer

  • 18 December 2018 - 14:15
Zgjidhja Kosovë-Serbi, ky është propozimi nga Daniel Serwer

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer ka deklaruar se problemet në Ballkan nuk kanë nevojë për ndërhyrje shumë madhe të Amerikës, por që mund të zgjidhen nëpërmjet diplomacisë.

Tutje Serwer kritikoi haptazi presidentin e Amerikës, Donald Trump, i cili sipas tij hapi derën për mundësinë e diskutimit lidhur me shkëmbimin e territoreve.

Sipas Serwer, diskutimi mbi shkëmbimin e territorit mund të sjellë vetëm destabilizim të situatës, raporton N1, përjcellë IO.

Gjithashtu ish-diplomati amerikan Serwer shtoi se ideja e demarkacionit në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e keqe dhe tregon se Beogradi nuk e ka ndërmend që të ndërhyje përsëri në pushtimin e Kosovës.

Këtë deklaratë Serwer e bëri në prezantimin e librit të tij ‘Nga lufta në paqe në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë’.