Gabimi skandaloz i Qeverisë së Kosovës

  • 18 December 2018 - 15:05
Gabimi skandaloz i Qeverisë së Kosovës

Analisti Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot', thotë se Qeveria e mëhershme ka faj, për shkak se ka lejuar që investitori turk ta marrë 80 për qind në pronësi KEK-un, ku sot ajo u shndërrua në KEDS, kurse KEK-u është ndarë në dy pjesë,ku pjesa e tjetër quhet KOSTT.

Image
Dardan Grapci

 

"Mendoj se Qeveria aktuale duhet që ta ndërpresë urgjentisht kontratën me pronarin turk  dhe sërish KEDS-in ta marrë në pronësi shteti i Kosovës edhe njëherë,sepse Qeveria e di shumë mirë,se qytetarët nuk guxojnë të qëndrojnë në terr. Andaj,e them lirshëm se Kosova ka humbur shumë me shitjen e KEDS-it,dhe asnjë cent nuk e kanë marrë nga kjo kompani,sepse fitimi zyrtarisht ka shkuar tek buxheti i Turqisë", theksoi ai.

(Kosova Sot)