Zelanda e Re do të votojë në referendum për legalizimin e kanabisit

  • 18 December 2018 - 15:20
Zelanda e Re do të votojë në referendum për legalizimin e kanabisit

Banorët e Zelandës së Re do të votojnë për legalizimin e kanabisit në një referendum që do të mbahet së bashku me zgjedhjet e përgjithshme, të cilat mbahen në vitin 2020. Kështu ka deklaruar ministri i drejtësisë i këtij shteti.

Një premtim i tillë ishte dhënë nga kryeministrja e vendit, Jacinda Arders, përdërisa po zhvilloheshin negociatat për formim të koalicionit qeverisës mes partive politike vitin e kaluar. Njoftimi për hedhje në votim të legalizimit të kanabisit për rekreacion erdhi vetëm një javë pasi deputetët ia dhanë dritën e gjelbër përdorimit të kanabisit mjekësor.

Sipas një sondazhi të vitit të kaluar, dy të tretat e popullsisë së përgjithshme e mbështesin legalizimin e kësaj lënde narkotike. “Ne jemi zotuar se do ta bëjmë këtë dhe tash kanë mbetur vetëm detajet”, tha ministri i drejtësisë, Andrew Little. Kanabisi është droga ilegale më e përdorur në Zelandë të Re. Një organizatë thotë se 80 për qind e personave mbi moshën 21-vjeçare e kanë provuar kanabisin të paktën një herë në jetë, shkruan “BBC”.

 

(Kosova Sot)