Dogana ndalon kontrabandën me ari dhe barna

  • 18 December 2018 - 15:30
Dogana ndalon kontrabandën me ari dhe barna

Ekipet e Anti-kontrabandës sot në orët e hershme te mëngjesit në rajonin e Hanit të Elezit kanë kapur sasi të arit dhe barnave të cilat ishin ne tentim të kontrabandohen përmes autobusit.

Gjatë kontrolleve në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit oficerët doganor kanë selektuar për kontrollë një autobusë të udhëtareve te linjës Turqi-Kosovë me ç ‘rast ne një pjesë te autobusit janë gjetur te fshehura sasi e konsiderueshme të barnave te ndryshme.

Pas kësaj është ushtruar kontrolle trupore edhe tek disa udhëtar ku tek njëri është gjetur një sasi e konsiderueshme e arit. Barnat dhe ari janë konfiskuar derisa ndaj të dyshimtëve është iniciuar procedura kundërvajtëse.

(Kosova Sot)