Brnabiq takohet me Federica Mogherinin

  • 18 December 2018 - 16:05
Brnabiq takohet me Federica Mogherinin

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka arritur në Bruksel. Në mediat serbe u raportua se Brnabiq do të kryesojë takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

Kryeministrja serbe, gjithashtu, zhvilloi edhe një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua me Mogherinin, ku ndër të tjerash ripërsëriti qëndrimin e Kosovës lidhur me vendosjen e taksës 100 për qind në drejtim të produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës

(Kosova Sot)