Burjani: Propaganda politike

  • 18 December 2018 - 16:08
Burjani: Propaganda politike

Edhe njohësi tjetër i kësaj fushe, Blerim Burjani, shprehet skeptik, duke vlerësuar se deklarimet e tilla janë thjesht për konsum të kotë në opinion publik."Nuk ka asnjë gjykim të kësaj fushe që është afër përfundimit, e të mos flasim se ka përfundimtar, e lëre më të flasim edhe për të pasur konfiskim, kur dihet se një numër i madh kundër të cilëve duhet vepruar janë anëtarë të partisë së tij.

E dyta, çështje që dua të përmend është ajo që vazhdimisht e kemi thënë se ai nuk e kontrollon gjyqësinë, se ai nuk zbaton ligje të natyrës penale, për të dalë e për t'i dhënë vetes të drejtë të thotë se do të ketë ose nuk do të ketë konfiskime të pasurisë. Këto thjesht janë deklarime politike pa mbulesë për rendin dhe ligjin.

Kjo punë duhet dhe varet vetëm nga faktet dhe vetëm nga organet e drejtësisë se çfarë do të ndodhë, është shqetësuese kur s'ka asnjë aktgjykim të formës së prerë për njerëz të pasuruar pa bazë, përmes korrupsionit, zhvatjes, keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Pak e hiç nuk ka besim në këtë temë, pra kjo çështje duhet të jetë ekskluzive për organet e drejtësisë, pa politikë dhe fjalë pa mbulesë, por me veprime të sigurta për të ndalë dhe ndëshkuar keqbërësit e shumtë me rrjete të tëra kriminale, që kontrollojnë shtetin, paranë publike dhe asetet publike, ku veprimi i paligjshëm dominon pikërisht nga aktorët e politikës", theksoi Burjani për "Kosova Sot".

Lexo edhe këtë: Pa VETTING nuk ka konfiskim të pasurive të paligjshme

 

(Kosova Sot)