NATO: Nuk bëhet fjalë për ndryshim të mandatit të KFOR-it

  • 18 December 2018 - 16:34
NATO: Nuk bëhet fjalë për ndryshim të mandatit të KFOR-it

Brenda NATO-s nuk përmend kush mundësinë e largimit të KFOR-it nga Kosova, e as ndryshimin e mandatit, deklaroi zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe politika të sigurisë, James Appathurai. Siç është shprehur ai, as në Kombet e Bashkuara nuk diç e tillë nuk po shqyrtohet.

Appathuraj i tha portalit European Western Balkans se edhe pala kosovare, edhe ajo serbe duan që KFOR-i të mbetet dhe që misioni të ketë mandat të qartë.

Siç ka thënë ai, NATO është i shqetësuar se vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës nuk do të sjellë stabilitet më shumë dhe se mund të ketë efekt të kundërt.

Ky nuk ka qenë momenti i duhur për një veprim të tillë, konsideron Appathuri, duke shtuar se ky është qëndrimi i NATO-s, ndonëse disa anëtarë të Aleancës Ushtarake kanë pikëpamje të tjera në lidhje me vendimin për Ushtrinë e Kosovës.

Appathuri vlerëson se edhe opinioni në Serbi nuk e sheh plotësisht se sa kanë arritur NATO dhe Serbia me një punë të përbashkët, por bie nën ndikimin e disa politikanëve që injorojnë ato rezultate.

Më vjen keq për këtë dhe jo pse mendoj se populli serb duhet të pranojë NATO-n, por duhet të jetë i ndërgjegjshëm për punën që kemi bërë bashkë, ka thënë ai.

(Kosova Sot)