Mjekët u kishin thënë se nuk do të kenë kurrë fëmijë, ata i bënë pesë

  • 18 December 2018 - 17:19
Mjekët u kishin thënë se nuk do të kenë kurrë fëmijë, ata i bënë pesë

Nadia, 29 vjeçe dhe Robbie Sherwin, 32 vjeç nga Dallasi, nuk kishin arritur që gruaja që ngelte shtatzënë edhe një vit pasi ishin martuar, në vitin 2012. Mjekët gjetën se zonja Sherwin vuante nga sindroma e vezoreve policistike (PCOS) duke pasur 37 ciste në vezoret e saj, gjë që ia pamundësonte shtatzënësinë. Mjekët iu kishin thënë se kurrë nuk do të mund të bëheshin me fëmijë. Por, pas përdorimit të hormoneve në formë të injeksioneve, Nadia ngeli shtatzënë, duke i lënë mjekët gojëhapur nga habia. 

Efektet anësore të ilaçeve

Nëna Nadia dhe burri i saj Robbie, që punon me gjysmë orari si mësues, ishin takuar në vitin 2010. Menjëherë kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Menjëherë pasi që, në vitin 2012, u martuan, ata filluan që të tentonin të bëheshin me fëmijë. Nadia kishte qeliza vezë, por për shkak të çrregullimeve hormonale, ato nuk mund të piqeshin, që të ishin të gatshme për t'u fekonduar. Burri e kishte mbështetur që nga fillimi. Pas një terapie 11 muajshe me ilaçet Femara dhe Clomid, çdo gjë kishte mbaruar me dështim, ku Nadia vuante pasojat edhe të efekteve anësore të ilaçeve.

Tani, kjo familje 7 anëtarëshe jetojnë të lumtur së bashku

Por, çifti nuk ishin dorëzuar. Kishin vendosur që ta provonin fatin me një hormon në formë të injeksioneve, të quajtur Gonal-F. Ata mbetën të shastisur nga gëzimi kur panë se organizmi i Nadias reagoi mirë ndaj terapisë. Ata u bënë prindër të binjakeve, dy vajzave të mrekullueshme. Pas lindjes së tyre, ata deshën që vajzave t'ua lindnin edhe një vëlla, a motër tjetër, kështu që filluan përsëri me terapi. Kësaj here befasia ishte më e madhe, meqë në jetë sollën trinjakë. Gjatë shtatzënësisë mjekët iu kishin propozuar që t'i hiqnin dy embrione, duke e lënë vetëm një në barkun e nënës, por prindërit kishin refuzuar. Trinjakët ishin dy vajza dhe një djalë. Tani kjo familje 7 anëtarëshe jetojnë të lumtur së bashku. Prindërit thonë se nuk përjashtohen edhe fëmijë të tjerë në të ardhmen.

 

(Kosova Sot)