Pesë vjeçari ishte lënë i mbyllur në dollap për vite me vetëm 1 fetë bukë në ditë

  • 18 December 2018 - 19:39
Pesë vjeçari ishte lënë i mbyllur në dollap për vite me vetëm 1 fetë bukë në ditë

Babai i fëmijës u dënua me 15 vjet burg, ndërsa njerka me 28 vjet burg Vëllezërit dhe motrat e një 5 vjeçari, i cili ishte lënë në gjendje të rëndë urie dhe i mbyllur brenda një dollapi rrobash, kanë treguar se i kanë dhënë bukë fshehtas për ta mbajtur gjallë. Jordan, tani 9 vjeç, ishte detyruar nga njerka e tij Tammi, 37 vjeçe, për të fjetur në atë që familja e quante “dhomën e Harry Potter” në shtëpinë e saj jashtë, Houston-Teksas. Hapësira e vogël e kishte ekspozuar atë ndaj gozhdëve dhe instalimeve elektrike. Mjekët kanë thënë se djali i abuzuar, i cili peshonte vetëm 13 kg në atë kohë, thuajse kishte vdekur nga uria. Ata e krahasuan gjendjen e keqtrajtimit me një të mbijetuar të Holokaustit.

Sot, vëllezërit e motrat e tij, Allison dhe Cody kanë kujtuar momentin kur kanë hapur dollapin dhe lajmëruar policinë, duke ia shpëtuar atij jetën e tij. 

Cody ka thënë se ai ishte tmerruar kur ai një ditë kishte hapur dollapin dhe kishte parë Jordanin në atë gjendje. Ai i ka thënë Sun Online: ‘Fytyra e tij ishte e tëra me puçrra.

Goja e tij ishte e shkumëzuar. Unë kurrë nuk kam parë në jetën time një person në gjendje kaq të keqe. Nëse nuk do ta merrnim atë, nuk mendoj se ai do të kishte mbijetuar”.

Prokurorët më vonë kanë zbuluar se Jordanit nuk ishte lejuar të hante në tryezën e darkës me vëllezërit e motrat e tij – të cilët ishin të gjithë fëmijët e Bradley Bleimeyer.

Atij i kishin dhënë vetëm një fetë buke për të ngrënë në ditë, e cila do të hiqej nëse nuk e hante aq shpejt sa duhet.

Djali dyshohej se ishte droguar nga babai i tij për ta mbajtur atë të qetë kur vinin mysafirët. Bleimeyer ishte arrestuar dhe u akuzuar në shkurt të vitit 2015.

Ai u dënua të hënën me 15 vjet burg, ndërsa Tammi u dënua me 28 vjet burg. Jordan është bashkuar me nënën e tij biologjike , Wendy Hall, ndërsa CPS mori kujdestarinë e fëmijëve të tjerë të Bleimeyer-it, 

 

(Kosova Sot)