Ky është amerikani që ia “terroi” Vuçiqit midis Këshillit të Sigurimit: SHBA e përkrahë fuqishëm Ushtrinë e Kosovës

  • 18 December 2018 - 21:13
Ky është amerikani që ia “terroi” Vuçiqit midis Këshillit të Sigurimit: SHBA e përkrahë fuqishëm Ushtrinë e Kosovës
Sipas Pressman, Kosova nuk ka shkel asnjë dokument me rastin e formimit të Ushtrisë dhe po ashtu theksoi se kjo nuk bie ndesh as me Rezolutën 1244.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e kanë konfirmuar përkrahjen e madhe dhe të plotë që kanë për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, David Pressman, gjatë seancës urgjente që është mbajtur në Këshillin e Siguresë të thirru nga Serbia, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, e ku midis përfaqësuesve nga e gjithë bota ia bëri me dije presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Kosova duhet ta ketë Ushtrinë e saj.

Sipas Pressman, Kosova nuk ka shkel asnjë dokument me rastin e formimit të Ushtrisë dhe po ashtu theksoi se kjo nuk bie ndesh as me Rezolutën 1244.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të mos marrin veprime provokative dhe ka inkurajuar Kosovën dhe Serina që të vazhdojnë dialogun, për të arritur të njohja e reciproke.

I emëruar nga Presidenti dhe i konfirmuar nga Senati, David përfaqëson Shtetet e Bashkuara nëKëshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ka shërbyer si negociator i lartë i SHBA për mosmarrëveshjet ndërkombëtare në mbarë botën, nga Evropa në Azinë Lindore, Afrikë e Lindje e Mesme. 

Ai udhëhoqi negociatat e Shteteve të Bashkuara me Kinën duke rezultuar në paketën më të plotë dhe më të fuqishme të sanksioneve multilaterale të miratuara në një gjeneratë në përgjigje të aktiviteteve bërthamore në gadishullin Korean.

Para konfirmimit të tij nga Senati, ai shërbeu si këshilltar i Ambasadorit Samantha Power. 

 

(Kosova Sot)