58 për qind e kosovarëve, të gatshëm për luftë

  • 18 December 2018 - 21:24
58 për qind e kosovarëve, të gatshëm për luftë

Aktualisht Kosova është vendi i fundit në botë që është bërë me ushtri. Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e ushtrisë. Por të fundit nuk jemi për gatishmërinë për të mbrojtur vendin. Por as të parët!

Një sondazh i Gallup tregon se në Europë, Kosova është vendi i katër sa i përket gatishmërisë për të luftuar për vendin. Para saj renditen Finlanda, Ukraina dhe Rusia.

Sipas kësaj ankete 58 për qind e kosovarëve janë të gatshëm për të luftuar për atdheun e tyre.

Një gatishmëri më të vogël për të kapur armët në dorë kanë miqtë e përhershëm të vendit tonë si Gjermania me 18 për qind, Britania e Madhe me 27 për qind e Franca me 29 për qind.

Gatishmërinë e njëjtë për të luftuar për vendin sipas po një sondazhi të Gallup kosovarët e kishin edhe vitin e kaluar.

Më poshtë tabela me përqindjet e qytetarëve që janë të gatshëm për luftë.

Finlanda: 74%

Ukraina: 62%

Rusia: 59%

Kosova: 58%

Suedia: 55%

Greqia: 54%

Polonia: 47%

Zvicra: 39%

Irlanda: 38%

Rumania: 38%

Franca: 29%

Portugalia: 28%

Britania e Madhe: 27%

Spanja: 21%

Italia: 20%

Gjermania: 18%

Holanda: 15%

 

(Kosova Sot)