Limaj: Letra e presidentin Trump gjëja më e mirë që i ka ndodhur Kosovës

  • 18 December 2018 - 21:44
Limaj: Letra e presidentin Trump gjëja më e mirë që i ka ndodhur Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i mandatuar nga Kuvendi i Kosovës për të drejtuar delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë ka thënë se letra e presidentit amerikan, Donald Trump është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Kosovës.

Sipas Limajt, pak rendësi ka kur është shkruar kjo letër, rendësi ka që presidenti amerikan dëshmon se SHBA e kanë partner Kosovën dhe se Kosova duhet të marrrë seriozisht thirrjen e tij.

Kryetari i Nismës thotë se pa involvimin e tërësishëm të QUINT-t dhe SHBA-së nuk ka zgjidhje.

Më tutje Limaj ka folur edhe për delegacionin pa të cilin thotë Limaj nuk mund të vendoset asgjë.

“Ne sot me tepër duhet të shpalosim ka duam të shkojmë. Delegacioni nuk është krijuar me ja marrë dikujt. Është e drejtë e secilit me bërë ftesa. Ajo cka ne duhet themi është se Kosova e ka një delegacion shtetëror dhe asgjë nuk mund të vendosët pa vulën e delegacionit dhe pastaj Kuvendi si tërësi. Është lajm i mirë që po koordinohen institucionet”, ka thënë Limaj.

 

(Kosova Sot)