Ministrat dhe deputetët e Listës Serbe marrin paga dhe nuk dalin në punë

  • 18 December 2018 - 22:56
Ministrat dhe deputetët e Listës Serbe marrin paga dhe nuk dalin në punë

Mijëra euro po i kushtojnë buxhetit të Kosovës zëvendëskryeministri, ministrat dhe deputetët e Listës Serbe ani pse ata kanë bojkotuar institucionet e Kosovës që nga 26 marsi pasi ishte arrestuar shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ndërkohë, Shoqëria Civile po kërkon që të ndryshohet rregullorja e Kuvendit e cila ua lejon deri në gjashtë muaj mungesën në Kuvend, deputetëve.

Ka dhjetë muaj që nuk ka dalë rregullisht në punë.

Por ministri i bujqësisë, Nenad Rikallo, sikur edhe të tjerët nga Lista Serbe nuk kanë hequr dorë nga beneficionet e shtetit të Kosovës.

Kjo pasi Lista serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, vendosi të largohet nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë muajit mars të këtij viti.


 

 

(Kosova Sot)