Iu desh ta ndërpriste shtatzëninë në 16 javë, nëna zemërthyer ndan fotot e “fëmijës së saj engjëllor”

  • 19 December 2018 - 09:09
Iu desh ta ndërpriste shtatzëninë në 16 javë, nëna zemërthyer ndan fotot e “fëmijës së saj engjëllor”

Një nënë e pikëlluar ka ndarë imazhet e trupit të pajetë të fëmijës së saj të vogël, në një përpjekje për të inkurajuar vajzat dhe gratë që të flasin për dështimet dhe humbjet e fëmijëve të pa lindur.

28-vjeçarja, Justine Zampogna, nga Australia u njoftua në gusht se truri i foshnjës së saj të pa lindur kishte ndalur së u zhvilluari.

Mjekët i dhanë asaj mundësinë për ta përfunduar shtatzëninë në 16 javë ose ta sillte në jetë, por vogëlushja mund të mbijetonte vetëm një orë pas lindjes.

Justine tashme e ka ndarë historinë e familjes së saj në blogun e saj dhe në Instagram pasi vuri re se sa pak që flitet për këto eksperienca.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ty, të cilët jetojnë se bashku që kur ishin 16 vjeç, sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, Chase, në janar të vitit 2016, dhe filluan të përpiqen për një të dytë në prill të 2018-ës.

Ata kishin vendosur që vajzën, që nuk mbijetoi, ta quanin Gia ose Gigi.

(Kosova Sot)