Arrestohet burri nga Gjilani rrehi gruan dhe vajzën

  • 19 December 2018 - 09:49
Arrestohet burri nga Gjilani rrehi gruan dhe vajzën

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një burrë nga Gjilani pasi ditë më parë ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Gjilan 12.12.2018 – 14:00. Me datën 18.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij viktimat femra K/Shqiptare. Si pasojë e sulmit fizik viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

(Kosova Sot)