Agjencia amerikane: Rriten tensionet ndërmjet Kosovës, BE-së dhe NATO-s

  • 19 December 2018 - 09:58
Agjencia amerikane: Rriten tensionet ndërmjet Kosovës, BE-së dhe NATO-s

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini i ka bërë sot thirrje Kosovës që të tërheqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake derisa tensionet janë rritur ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe NATO-s, raporton agjencia e njohur amerikane e lajmeve, Associated Press.

Agjencia thekson se thirrja e Mogherinit ka ardhur në momentin kur kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj e ka akuzuar se i ka udhëhequr dobët bisedimet në Bruksel, të cilat me mbështetjene BE-së janë mbajtur për t’i normalizuar raportet me Serbinë, dhe ka thënë se qeveria e tij do ta tëheqë taksën vetëm kur Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu AP transmeton se Mogherini, në konferencë të përbashkët për media se bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shfaqur brengosjen në lidhje me rikthimin e përplasjeve dhe ka paralajmëruar se “alternativa e dialogut është shumë e rrezikshme”.

 

(Kosova Sot)