Refuzoi t’i japë trodon, rrah punëtoren në qendrën mjekësore

  • 19 December 2018 - 10:29
Refuzoi t’i japë trodon, rrah punëtoren në qendrën mjekësore

Një mashkull i komunitetit egjiptian është arrestuar si i dyshuar, pasi e kishte shqetësuar dhe e kishte kanosur punëtoren në qendrën mjekësore, e cila kishte refuzuar t’i japë substancë të llojit “Trodon”.

“Gjatë legjitimit dhe kontrollimit nga policia tek i dyshuari në trup është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e vogël me substancë narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)