Të jetosh në Hënë është rrezik për jetën!

  • 19 December 2018 - 10:30
Të jetosh në Hënë është rrezik për jetën!

Meqë Hëna nuk ka atmosferë,'dheu' i saj vazhdimisht bombardohet nga grimcat e ngarkuara nga shtresat e epërme të diellit

Donald Hendrix nga Universiteti "Stony Brook" dhe ekipi i tij studiuan mostrat e pluhurit të Hënës, të sjellë në Tokë nga astronautët. Me këtë rast, shkencëtarët konstatuan se pluhuri i Hënës përmban disa minerale për të cilat dihet se reagojnë menjëherë me qelizat njerëzore, duke shkaktuar lirimin e radikaleve toksike "hydroxyl", për të cilat më parë ishte konstatuar se shkaktojnë kancer të mushkërive 

Jeta në Hënë mund të jetë shumë më e rrezikshme sesa që mund të mendojmë. Një studim i ri ka vënë në pah lidhjen midis pluhurit të Hënës dhe kancerit të mushkërive. "Pluhuri i Hënës paraqet njërin ndër faktorët e shumtë të dëmshëm me të cilët njerëzit do të ndeshen gjatë misioneve në sipërfaqe të Hënës", thuhet në abstraktin e kërkimit shkencor, i cili u prezantua në takimin e Unionit gjeofizik amerikan, në Uashington, ditë më parë. Donald Hendrix nga Universiteti "Stony Brook" dhe ekipi i tij studiuan mostrat e pluhurit të Hënës, të sjellë në Tokë nga astronautët. Me këtë rast shkencëtarët konstatuan se pluhuri i Hënës përmban disa minerale, për të cilat dihet se reagojnë menjëherë me qelizat njerëzore, duke shkaktuar lirimin e radikaleve toksike "hydroxyl", për të cilat më parë ishte konstatuar se shkaktojnë kancer të mushkërive. Përbërësit e pluhurit të Hënës është parë se janë për rreth nëntë herë më të dëmshëm sesa kuarci, një komponim tepër helmues që përmban silikon. 

Pluhuri i Hënës shkaktonte reagime të ngjashme me ethet e sanës

'Grimcat e pluhurit, të thithura me rrugë të frymëmarrjes, përmbajnë olivine, përpos mineraleve të tjera, që qëndrojnë në mushkëri për një periudhë të gjatë kohore, prandaj kanë mundësi që të shkaktojnë komplikime", shkruajnë shkencëtarët. 'Me rëndësi është që të kuptojmë se çfarë efekti mund të ketë pluhuri lunar te astronautët, nëse metodat e mbrojtjes tregohen të mos jenë adekuate, gjatë misioneve të ardhshme. Studimet paraprake kishin tërhequr vërejtjen se astronautët që kishin kaluar kohë të gjatë në Hënë, kanë të ngjarë që të kenë pasur dëmtime të ADN-së për shkak të thithjes së pluhurit të Hënës. Një studim i publikuar nga Unioni gjeofizik amerikan, më herët këtë vit, kishte gjetur se 'dheu' i Hënës është helmues ndaj mushkërive të njeriut dhe trurit të miut. Deri në 90% të qelizave të mushkërive të njeriut dhe të neuroneve të miut vdiqën pasi që u ekspozuan ndaj grimcave të pluhurit të cilat imitojnë 'dheun' e gjetur në sipërfaqe të Hënës. Pluhuri i Hënës shkaktonte reagime të ngjashme me ethet e sanës, te astronautët që e kishin vizituar Hënën gjatë misioneve "Apollo". Pluhuri lunar që ishte ngjitur në kostumet e tyre, shkaktonte probleme minore me frymëmarrje, thonë shkencëtarët me në krye gjenetiken Rachel Caston, eksperte nga Shkolla e mjekësisë e Universitetit "Stony Brook". Bruce Demple, eksperte e biokimisë në këtë shkollë dhe autor i lartë i studimit të ri, deklaroi se, nëse pluhuri shkakton inflamacion në mushkëri, ai mund të rritë rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve më serioze, duke përfshirë edhe kancerin.

Grimcat e pluhurit grumbullohen në rrugët ajrore të personit

Meqë Hëna nuk ka atmosferë, 'dheu' i saj vazhdimisht bombardohet nga grimcat e ngarkuara nga shtresat e epërme të diellit, që formojnë rrymime në hapësirë, duke bërë që 'dheu' i Hënës të ketë ngarkesë elektrostatike. Astronauti Harrison Schmitt përshkruante reagimin e tij ndaj pluhurit të Hënës si "ethe ndaj sanës", duke përfshirë teshtitjen, lotët dhe dhembjen e fytit. "Eksplorimi hapësinor, në Hënë apo gjetiu, ka rreziqet e veta, më të shumta sesa që mendojmë", thotë Rachel Caston. Studime të mëparshme kanë treguar se thithja e pluhurit nga shpërthimet vullkanike, stuhitë e shkretëtirës dhe minierat e qymyrit mund të shkaktojë bronkit, irritim të syve dhe dëmtim të indit të mushkërive. Grimcat e pluhurit grumbullohen në rrugët ajrore të personit dhe grimcat më të imta mund të depërtojnë deri te alveolet, hapësirat e vogla ku dyoksidi i karbonit këmbehet me oksigjen në mushkëri. Pluhuri mund ta dëmtojë edhe ADN-në e qelizave, gjë që mund të çojë deri te mutacionet dhe kanceri. 

 

(Kosova Sot)