Petkovic: 30 ditë pas taksës, serbët po mbijetojnë në mënyrë të mrekullueshme

  • 19 December 2018 - 11:19
Petkovic: 30 ditë pas taksës, serbët po mbijetojnë në mënyrë të mrekullueshme

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës ‘zyra për Kosovën’, Petar Petkovic, ka thënë se sot janë bërë saktësisht 30 ditë që kur Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Megjithatë sipas tij populli serb në veri po ia del të mbijetojë mjaft mirë.

“Për 30 ditë të shkuara populli serb në Kosovë ka arritur të mbijetojë në një mënyrë të mrekullueshme. Pa asnjë incident të vetëm, duke treguar se nuk pajtohen me masat që janë vendosur nga Prishtina të cilat e kanë goditur jetën e tyre drejtpërdrejtë dhe kanë provokuar një katastrofë humanitare”, ka thënë Petkovivc, shkruan ‘tanjug’.

Kundër kësaj takse serbët e veriut kanë organizuar protesta të shumta, ndërkohë edhe BE-ja ka bërë thirrje për largimin e vendimit. 

Por kryeministri Ramush Haradinaj, mbetet i vendosur. Taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

 

(Kosova Sot)