Policëve gjatë orarit u ndalohen kafenetë dhe xhamitë

  • 19 December 2018 - 11:20
Policëve gjatë orarit u ndalohen kafenetë dhe xhamitë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, janë duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme.

Qalaj para deputetëve ka thënë se orari i punës është duke u respektuar nga policia dhe se u është ndaluar qëndrimi në kafene dhe shkuarja në xhami gjatë orarit të punës.

“Orari i punës është duke u respektuar qind për qind. Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në kafene gjatë orarit të punës dhe shkuarjen në xhami”, ka thënë Qalaj që ka bërë të ditur se Policisë i janë shtuar 107 pjesëtarë të intervenimit të shpejtë.

(Kosova Sot)