Edhe Veseli si Haradinaj, i kërkon BE-së që ta trajtojë Kosovën njëjtë me Serbinë

  • 19 December 2018 - 11:53
Edhe Veseli si Haradinaj, i kërkon BE-së që ta trajtojë Kosovën njëjtë me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur në konferencë për media për zhvillimet e fundit politike, për vendimet e Kuvendit për Ushtrinë, bisedimet me Serbinë dhe letrën e Presidentit Amerikan, Donald Trump.

Veseli tha se Kosova nuk do ta heqë taksën ndaj Serbisë derisa BE ta trajtoj barabartë, ndërsa bëri të ditur se reciprociteti do të jetë baza e vendimeve për ecjen përpara.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Bashkimi Evropian nuk mundet që Kosovën ta shikojë nga perspektiva integruese e Serbisë. Rruga e Kosovës për në Bruksel nuk kalon, as nuk ka për të kaluar përmes Beogradit. Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe është e detyruar të jetojë me këtë fakt në shekujt që do të vijnë. Nëse s’e kupton, ne do ta bëjmë që ta ndjejë shtetin e Kosovës çdo ditë e më shumë”, tha Veseli ndër të tjera në konferencën me gazetarë.

(Kosova Sot)