Profesori ndërkombëtar flet për takimet sekrete Thaçi -Vuçiq, tregon çfarë po kërkon Mogherini nga Kosova

  • 19 December 2018 - 12:19
Profesori ndërkombëtar flet për takimet sekrete Thaçi -Vuçiq, tregon çfarë po kërkon Mogherini nga Kosova

Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi, për gazetën Kosova Sot, ka folur lidhur me takimin e tensionuar në Bruksel mes kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Sipas tij, taksa për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë e ka vënë në vështirësi edhe Brukselin.

“Ata fillimisht e morën lehtë, sepse menduan se do të kishin përballë tyre një kopje të Hashim Thaçit. Por shpejt panë se kryeministri I Kosovës Haradinaj është ndryshe nga presidenti I këtij vendi. Vajtja dy herë në Hagë e ka pastruar dhe liruar nga pengmarrja. Ndërsa presidenti, që u gëzua kur Ramushi shkoi në Hagë, ka qenë, është dhe do të jetë peng I Hagës! Prandaj dyshojnë ata të dy ndërveti. Veç kësaj Thaçi ka bërë disa kurse për profesionin e mashtruesit te Edi Rama. Ramushi me sap o shihet nuk ka kaluar në ato kurse”, shprehet Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

 

Ai thekson se në Bruksel janë të befasuar nga reagimet e kryeministrit Haradinaj.

“Për ta qetësuar ose joshur atë Mogherini solli ofertën e heqjes së emërtimit UNMIK dhe vënies së emrit Kosovo në marrëdhëniet e Ceft-as. Ishte ky një lëshim simbolik, që nuk e zgjidh problemin. Mesa duket në Bruksel mendojnë se çështja e taksës është një çështje që buron nga problemet anësore që shfaqen në marrëdhëniet me Serbinë. Nuk e kanë kuptuar ende se konflikti është shumë i thellë. Nuk duan të dijnë se rrënjët e këtij konflikti janë vaditur me gjakun e 120 mijë shqiptarëve dhe me dhimbjen e mbi një milion të dëbuarve nga trojet e veta etnike si rezultat i dhunës e terrorit serb në një shekull. Prandaj dhe taksa është asa më e lehtë që mund të aplikohet ndaj Serbisë”, thekson profesor Bytyçi për Kosova Sot.

MË tej, ai tregon edhe se çfarë po kërkon Mogherini nga Kosova.

“Në të vërtetë Brukseli, përkatësisht Mogherini, po kërkon dhe punon që të vazhdojë dialogu. Ajo po e paraqet situatën sikur serbët qenkan refuzues të dialogut. E në të vërtetë nuk është kështu. Presidenti Vuçiq thjesht bën të inatosurin për taksën apo për ushtrinë. Dhe e kërcënon Brukselin me mospjesëmarrje në dialog. Nëse Mogherini do t’ia caktojë Thaçit e Vuçiqit një datë e orë takimi, të dy këta fluturojnë më vrap drejt njëri-tjetrit. Madje kur të takohen do të tallen me taksën e me ushtrinë. Vuçiqi do t’i thotë se “lere më se e di çfarë ushtrie keni krijuar”! Ndërsa Thaçi do t’i thotë “Vërtet I beson ato që ka bërë qeveria ime ndaj jush”! Jemi ne të parët, pastaj vijnë Haradinaj e Bernabiqi! Ky lloj dialogu bëhet idis Thaçit e Vuçiqit, edhe pse para kamerave hiqen se po “grushtojnë” me njëri-tjetrin”.

Profesori ndërkombëtar flet edhe për takimet sekrete të Thaçit e Vuçiqit si dhe frikën e Mogherinit.

“Mogherini e di këtë, por bën sikur është e pezmatuar. Ose ka frikë se kryeministri i Kosovës do ta mënjanojë Thaçin nga dialogu. Kjo në fakt është pengesë për Haradinajn. Largimi i Thaçit nga vepra e tij antikombëtare e nga takimet e fshehta të tij ën Romë, Stamboll e Novi Sad me Vuçiqin, është imperative i kohës. Edhe me atë platformë dialogu të qeverisë, Thaçi do ta manipulojë situatën në favor të Serbisë në bisedime. Edhe pse u “ndeshën” në Këshillin e Sigurimit me Vuçiqin, Thaçi e vazhdoi lojën për të qene i gatshëm “për kompromise të vështira”, “jo populiste”, “të dhimbshme” për zgjidhjen e konfliktit e Serbinë. Edhe pse Haradinaj tha disa orë më parë se “Kush flet për ndryshimin ose korrigjimin e kufijve, ai është armiku ynë (i Kosovës)”, Thaçi nuk hoqi dorë nga kjo ide gjatë debatit në Nju Jork”, thekson ai.

Bytyçi, për fund thotë se Mogherini është në gjendje të bëjë lëshime që vetëm Thaçi të jetë kryesues i dialogut.

“Taksa është në disfavor të Thaçit më shumë se të Vuçiqit. Prandaj dhe Mogherini është e gatshme të bëjë disa lëshime, madje ta heqë dhe fusnotën, mjafton që të lejohet Thaçi ta çojë deri në fund dialogun, për ndarjen e Kosovës. Gjithçka është e lidhur me dialogun. Asgjë nuk ka e taksën, as më ushtrinë. Kërkesa për mbledhjen e këshillit të sigurimit, letra dhe oferta e Mogherinit, presionet e tjera që i bëhen qeverisë së Kosovës, të gjitha lidhen me hallin e madh nëse do jetë apo nuk do jetë Hashim Thaçi vendimmarrës në dialogun me Serbinë. Grupi negociator që është krijuar duhet ta dijë këtë. E njëkohësisht nuk duhet të shitet të lëkundet dhe të bëjë atë që e bën presidenti i Kosovës. Madje t’ia ndalojë atij të flasë në çfarëdo mënyrë e forme për “korrigjim të kufijve”, gjoja pa shkëmbim popullsie siç përsërit vazhdimisht”, përfundon për gazetën Kosova Sot, profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

(Kosova Sot)