Ahmeti dhe Limaj bashkë me ekip mblidhen sot në Kuvend

  • 19 December 2018 - 12:36
Ahmeti dhe Limaj bashkë me ekip mblidhen sot në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës sot mblidhet delegacioni i formuar me rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate.

Partia e Shpend Ahmetit ka njoftuar se në orën 14:00, Delegacioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë mban takim në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës të shtunën ka miratuar rezolutën, sipas së cilës, formohet delegacioni për dialogun me Serbinë, në krye me Shpend Ahmetin dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Pjesë e këtij delegacioni do të jenë edhe zv.kryeministrat Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj e Dardan Gashi, një përfaqësues nga shoqëria civile që nuk është caktuar akoma dhe dy vende të rezervuara për LDK-në e Vetëvendosjes.

Dy partitë opozitare kanë refuzuar të jenë pjesë e dialogut, duke konsideruar se ky ekip vetëm se i ndihmon e nuk e ndal presidentin Hashim Thaçi. 

(Kosova Sot)